EKSKLUZIVE/ Sezoni i ri në Superiore, ja kujt i besohet shiriti i kapitenit tek Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 10:30

EKSKLUZIVE/ Sezoni i ri në Superiore, ja kujt i besohet shiriti i kapitenit tek Elbasani

Drejtuesit e Elbasanit duket se e kanë zgjedhur kapitenin e sezonit të ardhshëm në Superiore.lulaj“Panorama Sport” mëson se shiritin në krah do ta mbajë afrimi i parë i kësaj merkatos së verës, mbrojtësi Bruno Lulaj. Ish-lojtari i Tiranës është me origjinë nga qyteti i Elbasanit, ndonëse është hera e parë që luan për ekipin e vendlindjes. Në dy ndeshjet e para miqësore të zhvilluara deri më tani, stafi teknik i ka dorëzuar pikërisht Lulajt shiritin dhe do të jetë ai që do t’u prijë elbasanasve këtë sezon të rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Lulaj ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin shqiptar dhe për më tepër ka fituar trofe gjatë karrierës, ku ka luajtur me Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën, ndaj dhe nga drejtuesit verdheblu shihet si lojtari adapt për të qenë kapiten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"