EKSKLUZIVE/ Shehi: Faza mbaroi, tani pres Partizanin e vërtetë. Ja për çfarë jam i lumtur (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 22:10

EKSKLUZIVE/ Shehi: Faza mbaroi, tani pres Partizanin e vërtetë. Ja për çfarë jam i lumtur (E PLOTË)

Partizani zhvilloi të shtunën miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në Pogradec.

Shehi

Në lidhje me sfidën që u mbyll me shifrat 0-0, për “Panorama Sport” foli trajneri i “demave”, Orges Shehi. Durrsaku u shpreh se skuadra ka pësuar rritje, por ende nuk është siç ai e do. Shehi e quan të mbyllur fazën përgatitore dhe shprehet se kundër Shkëndijës ekipi do të shkojë me i freskët. Trajneri i të kuqve i gëzohet situatës pa dëmtime, teksa shprehet konfuz në lidhje me informacionet mbi Marsakslok, që ka pësuar ndryshime.

A kishte ekipi rritje, sa i përket gjendjes fizike dhe lojës?

Nuk e kemi akoma freskinë e duhur. Por patjetër që loja ishte më e rrjedhshme dhe më e kontrolluar nga ana jonë duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit, teksa edhe para portës arritëm të jemi prezent. Tani ka ardhur momenti që të freskojmë skuadrën. Mendoj se faza përgatitore ka mbaruar. Këto 2-3 ditë janë vetëm për tu freskuar, për të shkuar në ndeshjen e fundit miqësore me Shkëndijën dhe pastaj për tu kthyer një javë në Tiranë. E rëndësishme është që e kemi mbyllur këtë fazë pa dëmtime deri më tani.

Ju shqetëson ndopak fakti që nuk jeni zhbllokuar ende me gol në këto dy miqësore?

Megjithëse me Llapin kishit disa raste… Është e vërtetë. Në do të vazhdojmë të punojmë për tu përmirësuar. Me Llapin skuadra u shpreh më mirë, duke dalë edhe para portës. Lojtarët nuk janë ende në 100%-shin e tyre. Këmbët nuk i përgjigjen ende siç duhet, por në ndeshjet miqësore nuk e shoh shumë problematike për faktin që nuk kemi shënuar. Kemi shkuar para portës dhe kjo është e rëndësishme. Të mos harrojmë që në këto dy ndeshje kemi bërë nga 11 ndërrime.

Si është gjendja fizike e skuadrës dhe a po mundoheni t’i shmangni dëmtimet e shumta që ju krijuan probleme vjet?

Shpresojmë të mos kemi dëmtime. Që nga janari kur i jam i bashkuar skuadrës, nuk kemi pasur dëmtime të rënda. Mbaj mend atë lëndim të Kekos, që vinte nga këpuca. Kemi pasur vetëm probleme të vogla, që janë prezente. Në këtë fazë asnjë lojtar nuk ka bërë një ditë pushim për shkak problemesh muskulore dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi kaluar ngarkesat e larta pa dëmtime.

Si është gjendja fizike e skuadrës dhe a po mundoheni t’i shmangni dëmtimet e shumta që ju krijuan probleme vjet?

Shpresojmë të mos kemi dëmtime. Që nga janari kur i jam i bashkuar skuadrës, nuk kemi pasur dëmtime të rënda. Mbaj mend atë lëndim të Kekos, që vinte nga këpuca. Kemi pasur vetëm probleme të vogla, që janë prezente. Në këtë fazë asnjë lojtar nuk ka bërë një ditë pushim për shkak problemesh muskulore dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi kaluar ngarkesat e larta pa dëmtime.

Surprizë në formacion ishte i riu Rifa. E shihni si një opsion për ekipin e parë?

Po, në këndvështrimin tim, mesa kam parë, do të jetë pjesë e ekipit të parë. Mund të zbresë për ndeshje të moshave, por do të stërvitet me ne çdo ditë. Është lojtar premtues dhe pavarësisht se nuk ka mbushur ende 17 vjeç, do ta doja të ishte pjesë e ekipit të parë.

Sa pengesë bëhen zërat e merkatos për lojtarët në këtë periudhë?Së fundmi flitet për ikjen e Magetit…

Merkatoja është impenjative për të afruar lojtarë, por nga ana tjetër ekziston edhe shqetësimi i largimeve. Ne po na afrojnë ndeshjet, nuk e di sesi do të rrjedhin ngjarjet e Magetit, por e dimë mirë se është një lojtar, të cilit kërkesat i vijnë çdo ditë e në rritje. Do të shohim sesi do të funksionojë. Largimi i tij na lë boshllëk.

Marsakslok janë në revolucion e sipër. Si ndikon ky fakt te ju?

Unë mendoj se na penalizon, sepse nuk kemi informacion për ta. Ne kemi parë vetëm sesi kanë luajtur vjet, por ata kanë ndërruar trajner dhe kjo bie poshtë. Do të mundohemi të gjejmë sa më shumë informacion.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"