Ekskluzive/ Skandal te Flamurtari, largohen trajneri dhe drejtori sportiv
Rrufe në qiell të pastër te Flamurtari. Teksa mendohej se klubi kishte nisur riorganizimin e ekipit, duke afruar edhe lojtarët e parë në merkato, vjen lajmi “bombë”.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta, se trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori i ri sportiv Artim Pollozhani, kanë paraqitur pak minuta më parë dorëheqjen e parevokueshme.
Mësohet se shkak për këtë është bërë moskorrektësia e drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët që kishin arritur marrëveshjen.
E mërkura ishte lënë si afat i fundit për të bërë pagesën, por në Vlorë ka rezultuar si mashtrim i radhës.
Flamurtari është tashmë në një kolaps të plotë dhe rrezikon të mos nisë sezonin futbollistik, pasi askush nuk merr përsipër të drejtojë këtë ekip.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"