EKSKLUZIVE/ Skënderbeu gjen sulmues, akord me ganezin që shkëlqeu në Kosovë dhe u ble nga CSKA e Sofjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 10:56

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu gjen sulmues, akord me ganezin që shkëlqeu në Kosovë dhe u ble nga CSKA e Sofjes

Skënderbeu gjen sulmues në Ganë. “Panorama Sport” mëson se klubi korçar ka arritur marrëveshjen me 23-vjeçarin Bismark Çarls.

Capture

Ky i fundit është bërë i njohur 4 vite më parë te Trepça ‘89 në Superligën kosovare, nga ku më pas bëri edhe hapin e madh në karrierë, duke u transferuar te klubi bullgar, CSKA Sofje. Me këtë të fundit luajti dy sezone, për t’u huazuar më pas te Pirin në Bullgari dhe Zeljzeniçar në Bosnjë.

Pas përfundimit të kontratës me CSKA, ka dalë tashmë lojtar i lirë dhe pritet të firmosë me Skënderbeun, duke qenë ai sulmuesi kryesor i korçarëve në sezonin e ri pas largimeve të Frenklin dhe Xhantu.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"