EKSKLUZIVE/ Skënderbeu realizon shitjen e radhës, kapiteni i korçarëve transferohet në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 22:27

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu realizon shitjen e radhës, kapiteni i korçarëve transferohet në Turqi

Klubi I Skënderbeut vazhdon me politikën e suksesshme të transferimit të futbollsitëve jashtë, teksa në vite ka shitur rregullisht lojtarë në klube të tjera duke siguruar të ardhura të rëndësishme ekonomike.

lico

“Panorama Sport” mëson se tashmë korçarët kanë realizuar me sukses një tjetër transferim, me kapitenin Dean Liço që do u japë lamtumirën për t’u transferuar në Turqi në ditët e ardhshme. Liço do të bëhet pjesë e klubit Igdir FK në kategorinë e dytë turke, ku kjo skuadër iu ngjit në këtë edicion.

Skënderbeu ka përfituar një shifër të rëndësishme financiare nga ky transferim, teksa ka ruajtur edhe përqindje të kartonit për shitjen e radhës të futbollistit korçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"