EKSKLUZIVE/ Sugjerimi i Lalës që të largohet nga Interi, Asllani i përgjigjet në “Panorama TV”: Nuk ka shanse
Në intervistën ekskluzive për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, gjatë bashkëbisedimit me moderatoren Vjosana Nozllaku, Kristjan Asllani iu përgjigj sugjerimit të ish-kapitenit të Kombëtares, Altin Lala, i cili u shpreh se mesfushori duhet të largohej nga Interi në formën e huazimit. Ai u shpreh se kjo gjë nuk ka shans të ndodhë, pasi te Interi po mëson shumë.
“I thashë jo, nuk ka shanse që të shkoj në huazim se nuk ka nevojë, se jam te Interi po mësoj shumë dhe dua të vazhdoj kështu, te Interi.
Nuk kam objektiva, shoh vit më vit dhe puna ime kryesore është të stërvitem fort dhe pastaj të shohim.
Asnjëherë nuk e kam menduar që të lëviz nga Interi, nuk do lëviz nga aty.
Ditëlindja në një datë me atë të Interit? Në Itali thuhet fat por jemi së bashku edhe në këtë gjë”, u përgjigj Asllani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"