EKSKLUZIVE/ Të pakënaqur me paraqitjen e tij, Teuta largon një sulmues nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 11:12

EKSKLUZIVE/ Të pakënaqur me paraqitjen e tij, Teuta largon një sulmues nga skuadra

Te Teuta ka shkuar në dy numri i largimeve. Durrsakët janë vendosur të gjithë në provë nga Martini në mënyrë që për sezonin e ri me klubin të vazhdojnë lojtarët me më shumë potencial. Së fundmi nga klubi i Teutës është larguar sulmuesi argjentinas Rodrigo Faust, i cili u transferua në Durrës nga Mali i zi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll dhe njerëz që luajnë futboll

Drejtuesit nuk mbetën fare të kënaqur nga paraqitja e Faust, i cili erdhi në Durrës si një lojtar me potencial. Kujtojmë se këtë sezon ai nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet e luajtura me Teutën, dhe në Durrës nuk e panë të arsyeshme t’i ofrojnë rinovimin. Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

MERKATO – Teuta në pritje të afrimeve nga merkatoja. Tek Teuta largimet sigurisht që do të pasohen me afrime, por është ende herët që në Durrës të shohim lëvizje në hyrje. Pa u qartësuar mirë që cilët lojtarë do të qëndrojnë, nuk mund të bëhen lëvizje. Kështu, që mendohet nga mesi qershorit, do të qartësohet plotësisht dhe situata me atë që do të qëndrojnë dhe që janë pjesë e projektit të Martinit dhe vetëm më pas do të bëhen afrime në merkato. Me çfarë flitet në Durrës, ide është bërja e një ekipi më të fortë dhe dëshirat e trajnerit Martini në merkato do të plotësohen, si garanci e vetme për të pasur një sezon kompetitiv dhe konkurrues në kampionët.

Fakti që kampionati nis në gusht kjo i jep një farë qetësie Teutës të mos nxitohet dhe të punojë i qetë në merkato. Ecuria jo fort e mirë e ekipit durrsak në sezonin që sapo u mbyll ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, të cilët po mendojnë të ndërhyjnë në merkato, pasi afrimet që u bënë në janar Lloci dhe Gjini bindën. Në këto kushte, merkatoja do të jetë në çdo repart veç portës. Vata dhe Dema janë siguri për të ardhmen, ndaj klubi nuk ka menduar të afrojë në ekip një gardian të ri. Repart, i cili pritet të përforcohet është ai i mbrojtjes dhe mesfushës, ku durrsakët kanë vuajtur shumë në këtë sezon.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"