Postuar: Gusht 23, 2021 | 19:15
EKSKLUZIVE/ Teuta “blindon” mesfushën, ish-futbollisti i Tiranës rikthehet në Superiore pas 4 vitesh
Teuta “blindon” mesfushën, Reuben Akuah, mesfushori me shtetësi ganeze që mbylli sezonin me Lokomotiva Zagreb në Kroaci, do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek disa ekipe si, Ried, Lask, por dhe tek Tiranan në Shqipëri në sezonin 2016-2017.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Akuah nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për finalen e Superkupës ndaj Vllaznisë. 24-vjeçari rikthehet kështu në Kategorinë Superiore pas plot 4 vitesh.
ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"