Postuar: Gusht 25, 2021 | 11:10
EKSKLUZIVE/ Teuta gjen qendërmbrojtës, firmos me një gjigant serb (VIDEO)
Filip Ivanoviç ka firmosur me Teutën. “Panorama Sport” zbulon se qendërmbrojtësi serb nuk rinovoi me Sabah në ligën e parë në Azerbajxhan, duke dalë lojtar i lirë.
Tanimë 29 vjeçari ka ndryshuar ambient, duke firmosur për herë të parë në Shqipëri.
Ivanoviç më herët ka qenë pjesë e FK Radnik, dhe FK Indjija, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Sabah, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, teksa ka luajtur edhe me disa skuadra në Serbi dhe Koraci.
I lindur në Serbi në 13 shkurt 1992 mbrojtësi ka gjetur akordin për një sezonë në Durrës.
SKEDA E LOJTARIT –
ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL