EKSKLUZIVE/ Tirana dhe Latifi shkojnë në gjyq, zbardhen prapaskenat mes palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 19:30

EKSKLUZIVE/ Tirana dhe Latifi shkojnë në gjyq, zbardhen prapaskenat mes palëve

Liridon Latifi dhe Tirana janë në “luftë” totale. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi kërkon të largohet nga bardheblutë, ndërsa klubi Tirana do që lojtari të respektojë kontratën ose të paguajë dëmshpërblim për këtë prishje parakohe të marrëveshjes.latifiPalët kanë diskutuar gjerë e gjatë, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe rruga e vetme është gjyqi. Në fakt, lojtari ka çuar klubin në gjyq dhe pritet që Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të japë vendimin e saj për çështjen, nëse do t’i japë të drejtë Latifit apo ekipi të Tiranës. Lojtari dhe klubi nuk janë ndarë ende zyrtarisht. Futbollisti është ende nën kontratë me bardheblutë, por jo në planet e klubit. Edhe futbollisti dëshiron të shohë veten diku tjetër.

STATISTIKAT – Liridon Latifi firmosi verën e shkuar me ekipin e Tiranës. Në një vit futbollisti ka luajtur 36 takime. Po kështu, ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë dy asiste. Në fushë ka qenë 2512 minuta. Lojtari ka munguar vetëm në 9 takime, pasi ka qenë i dëmtuar.

REVOLUCIONI – Klubi Tirana ka shpenzuar rreth 400 mijë euro për të ndërtuar bardheblutë nga e para. Nga ndeshja e fundit në Superiore e deri tani kryeqytetasit kanë paguar 200 mijë euro, duke zhbllokuar merkaton për të regjistruar lojtarë të rinj. Kështu, është paguar Tim Vairinen dhe Kristijan Toshevski, por edhe trajneri Orges Shehi. Të gjithë kanë marrë detyrimet.

Bardheblutë nuk janë ndalur këtu, pasi 200 mijë euro ka kushtuar operacioni për ndryshimin rrënjësor të ekipit, duke filluar nga drejtori e deri te 13 lojtarët. Një lëvizje për të bërë skuadrën nga e para. Një investim që do të vazhdojë pasi në këtë 200 mijë eurosh futen edhe pagesat e fazës përgatitore apo Europa. Me një llogari të thjeshtë, bardheblutë, pa nisur sezoni kanë investuar 400 mijë euro.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"