EKSKLUZIVE/ Tirana gjen akordin, me në fund qendërmbrojtësi shfaqet në stërvitje te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Tirana gjen akordin, me në fund qendërmbrojtësi shfaqet në stërvitje te bardheblutë

Tirana ka bërë një lëvizje shumë të rëndësishme për klubin bardheblu. Kryeqytetasit kanë gjetur akordin me ish-kapitenin FIlip Najdovski dhe tashmë ky i fundit ka pranuar t’u bashkohet përsëri.

NAJDOVSKI TIRANA

Najdovski kishte përfunduar kontratën me klubin dhe fillimisht mendohej se do të largohej nga kjo skuadër për të vazhduar karrierën në vendlindje. Por palët nisën edhe një herë bisedimet pas mbylljes së sezonit dhe pas disa javësh negociata, Najdovski pranoi të bëhet përsëri pjesë e kësaj skuadre ku më parë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Sot, Najdovski ka udhëtuar drejt kryeqytetit dhe pasi ka firmosur kontratën e re, duke nisur stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit në “Skënder Halili”. Kështu, Tirana siguron një tjetër element të rëndësishëm për prapavijën para Europës, por edhe për sezonin në vijim, ku eksperienca e Najdovskit do të ndihmojë për të udhëhequr të rinjtë që janë afruar së fundmi në klub.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"