EKSKLUZIVE/ Tirana gjen pasardhësin e Bekajt, portieri i kombëtares firmos për bardheblutë
Klubi i Tiranës ka gjetur shumë shpejt pasardhësin e Visar Bekajt, i cili do të largohet nga Tirana pasi ka përfunduar kontratën me klubin kryeqytetas.
Bardheblutë do të zyrtarizojnë shumë shpejt Gentian Selmanin si emrin e ri i cili do të mbrojë portën e klubit kryeqytetas, duke u bërë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës për të. Selmani, i cili është vazhdimisht pjesë e ekipit kombëtar A, është kthyer nga eksperienca e tij në Turqi dhe së fundmi kishte mbrojtur përsëri portën e klubit të Laçit.
Bisedimet mes palëve janë mbyllur me shtrëngim duarsh dhe portieri do të prezantohet në vijim nga bardheblutë, duke qenë në dispozicion të Orges Shehit që në ditët e para të grumbullimit për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"