EKSKLUZIVE/ “U prek në sedër kur luajti kundër Partizanit”, Neptun Bajko: Si i shkova në shtëpi për ta bindur Andonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 22:31

EKSKLUZIVE/ “U prek në sedër kur luajti kundër Partizanit”, Neptun Bajko: Si i shkova në shtëpi për ta bindur Andonin

Më shumë si ai, askush tjeter nuk e di his toriën e Foto Andonit, atë sportive, familjare, siç e ka njohur nga afër Neptun Bajko. Shok shkolle, në skuadër te Partziani, nga fillimet deri kur u ndanë. Për “Panorama Sport”, Bajko kujton shumë histori me Andonin.

FOTO ANDONI

Me miqtë e tij te Partizani, nga e majta: Foto Andoni, Neptun Bajko, Mikel Janku dhe Tonin Joze.

“Me një të ardhme të shkëqlyer, një talent, titullar te Partizani në Kombëtare, kur luanin lojtarë, emra kolosë, të tillë edhe trajnerët”, thotë Bajko, ndërsa tregon në detaje momente pikante me ish-lojtarin.

Z. Neptun, sot “Panorama Sport” rikthen një futbollist që meriton të flitet dhe të shkruhet. Si e kujtoni Foto Andonin?

Foto Andonin e kam patur shok, mik, në shkollë, pastaj te Partizani. Një ndër talentet më të spikatura të futbollit tonë. Ata që e kanë njohur më parë në fushë, stërvitje, besoj se janë dakord me këtë opinion timin.

Një karrierë e nisur dhe e mbyllur ndryshe…

Në vitin e tretë, braktisi Shkollën e Bashkuar “Skënderbe”, pasi nuk e duronte ritmin, rregullin, nuk donte të vazhdonte karrierën ushtarake. Zgjodhi sportin, duke i befasuar të gjithë. Me një stil, tip i ri, pak ndryshe nga ai brez i viteve 60-të, i shpejtë, agresiv, i fortë, shëprthyes. I admiruar edhe nga tifozeritë, spektatori, jepte gjithçka në fushë, pa asnjë kompromis. Rexhep Spahiu dhe Loro Boriçi e kanë admiruar. I qetë, i vetpërmbajtur, edhe kur i luanin rëndë nuk reagonte. Korrekt me kundërshtarët, asnjëherë problematik me arbitrat.

Ka pasur ndonjë reagim nga trajneri Spahiu kundër Andonit?

Kujtoj kur trajneri Rexhep Spahiu, në ndeshjet për Kupën Ballkanike në Varna dhe në Arad, Andoni ishte i papërmbajtshëm në fushë, ndërsa ai nga stoli i bërtiste: “Ah mor djalë, ti nuk e kupton, nuk i di vlerat që ke për t’u bërë një lojtar i madh”.

Transferimi në Shkodër ishte befasues për të gjithë apo jo? 

Nga titullar te Partizani dhe në formë, e papritur kur e dërguan për të kryer shërbimin ushtarak në Shkodër. Edhe atje protagonist me Vllazninë, në skuadër së bashku me Bizin, një grup të mire lojtarësh. Kujtoj takimet Partizani-Vllania në atë peridhë, kur ai luante me Vllazninë. Ajo ishte goditja e parë që morri. U prek në sedër dhe atë situatë e vuajti. Kur u kthye te Partizani, jo me dëshirën dashurinë, që kishte para se nisej në Shkodër. Qëndroi pak kohë, pastaj u largua përfundimisht.

Si e gjykoni sot atë lëvizje?

Ai ishte një veprim taktik, i gabuar apo jo, por për të justifikuar dërgimin e Ali Memës nga 17 Nëntori në Shkodër, për të kryer zborin 6 mujor pasuniversitar. Drejtuesit e Partzianit për të treguar politikisht që edhe ne po çojmë një lojtar tonin, nisën Foto Andonin aty. Të dy janë transferuar në një kohë. Foto për një periudhë 6 mujore, për të përfunduar shërbimin, që nuk e kishte përfundur dhe që në atë periudhë po e bënte te Partizani.

Më pas u kthye dhe u largua pa kthim mbrapa?

Flitet se u largua sepse nuk i dhanë një apartament të premtuar nga klubi, por nuk është e vërtetë. Dy ishin arsyet mendoj. E para, zhgënjimi prej transferimit në Shkodër, duke e konsideruar një mosvlerësim, pabesi, mosrespekt nga Partizani. U kthye, u aktivizua disa muaj, deri në dhjetor të 67-ës, pastaj e la menjëherë.

A mos fshihen të tjera motive?

Ai ishte shumë i pasionaur, admironte artin skenik. Njihte, imitonte kryevperat e dramaturgjisë shqiptare dhe botërore. Kjo edhe nga miqësia e tij me të mirënjohurin, regjizorin Kujtim Spahivogli, i cili sigurisht ka ndikuar tek ai në këtë drejtim. Me një fizik të bukur, aktor, pati një iluzion, mendim që e nxitën se mund të kishte sukses edhe në këtë fushë. Pra, edhe ky mund mund të ketë qenë një tjetër motiv. U fol se e kërkonte 17 Nëntori dhe mund të kalonte te ky klub. Por jo. Fakti që u shkëput menjëherë me futbollin, nuk e gjej si shkak për justifikim.

Ka një çast që trokisni në derën e tij, pasi kërkohet nga Partizani. Si është e vërteta?

Jam dëshmitar i atij momenti. Foto kishte muaj që nuk vinte, s’paraqitej në klub. Jemi para takimit të dytë me Torinon, shtator 1968. Petrit Dume, i cili e ka dashur shumë, na këshilloi, mua bashkë me Refik Resmen, t’i shkonim në shtëpi.

SHQIPERI-IRLANDE E VERIUT

Shqipëri-Irlandë e Veriut. Nga e majta: Shllaku, Janku, S.Halili, Frashëri, Kasmi, Rragami, Zhega, Mema, Rudi, Haxhiu, Andoni.

E takuam, i thamë që me urdhër të gjeneralit do të udhëtonte me skuadrën në Itali, edhe pse pa asnjë stërvitje dhe që ai e priste në zyrë. Na tha se do të merrte çantën, por më pas u largua dhe nuk u kthye më.

Nga UVIL ZAJMI  – PANORAMASPORT.AL

Speciale nga Uvil Zajmi/ Foto Andoni, misteri me lojtarin që refuzoi urdhrin e Petrit Dumes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"