EKSKLUZIVE/ Xhixha në modë, klubi grek bën gati ofertën për yllin e sulmit të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 23:53

EKSKLUZIVE/ Xhixha në modë, klubi grek bën gati ofertën për yllin e sulmit të Tiranës

Arisi i Selanikut kërkon të blejë Re don Xhixhën. “Panorama Sport” zbulon se për sulmuesin e Tiranës skuadra greke i ka dhënë bardhebluve 400 mijë euro për të blerë kartonin e lojtarit të Tiranës. Oferta zyrtare ka ardhur te klubi i Tiranës. Mesa është marrë vesh shkes është bërë Kristi Vangjeli, ish-kapiteni i skuadrës së ARIS-it.

xhixha

Burime bëjnë me dije se lojtari ka bërë ndërmjetësin. Nga ana tjetër, klubi Tirana nuk ka marrë një vendim, por ka kërkuar kohë për një vendim përfundimtar. Kujtojmë që tek Arisi kanë luajtur shumë lojtarë shqiptarë, duke filluar nga Kristi Vangjeli, i cili ka qenë edhe kapiteni i skuadrës verdhezi.

TEMPERATURA- Lojtari Redon Xhixha nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e djeshme. Futbollisti sipas stafit mjekësor ka pasur një problem të vogël.

Bëhet fjalë për një temperaturë që ka lojtari dhe për këtë qëllim ai nuk është stërvitur.

Me shumë mundësi lojtari do të kthehet ditën e enjte në stërvitje, menjëherë pas Kupës së Shqipërisë, por nuk përjashtohet mundësia që lojtari të transferohet diku tjetër.

HUNGARIA – Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ishte i sinqertë kur tha pak ditë më parë se Xhixha mund të ikë. Ai dinte më shumë dhe është normale të jetë kështu. Ndërkaq, gazeta mëson se për goleadorin bardheblu kanë interes disa klube, por favorit mbeten hungarezët e Ferencvaroshit.

33-herë kampionët e Hungarisë janë vënë në ndjekje të 24-vjeçarit që nga sezoni i kaluar dhe duket se janë bindur plotësisht tani për të bërë një sakrificë për kartonin e Xhixhës.

Halili ka kërkuar afro 1 milionë euro për autorin e 11 golave këtë sezon (më i miri në Superiore), por hungarezët shpresojnë ta mbyllin për 500 mijë ose diçka më tepër.

Mësohet se kanë gjetur deri tani një marrëveshje duke futur edhe një përqindje të kartonit në mes, por ka ende detaje të pazgjidhura që akordi të quhet i mbyllur.

Natyrisht, gjurmët që ka lënë Myrto Uzuni te Ferencvaroshi kanë ndihmuar që hungarezët të këmbëngulin për një tjetër shqiptar në radhët e tyre.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"