EKSKLUZIVE/ Ylber Ramadani drejt Serisë A, zbulohet klubi ku mund të firmosë  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2023 | 0:00

EKSKLUZIVE/ Ylber Ramadani drejt Serisë A, zbulohet klubi ku mund të firmosë  

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij sportive. “Panorama Sport” mëson se ish-futbollisti i Partizanit, është në bisedime të avancuara me skuadrën e Leçes që militon në Serinë A. 

ramadani goli

Ramadani në sezonin që sapo u mbyll, ishte një nga më të mirët te skuadra skoceze e Aberdinit, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit italian, të cilët kanë hyrën në bisedime për mesfushorin shqiptar.  

27-vjeçari u aktivizua 37 ndeshje në sezonin e tij debutues me Aberdinin, ku shënoi 1 gol si dhe regjistroi 3 asist. Gjatë karrierës së tij, Ramadani ka mbajtur veshur edhe fanellën e MTK Budapest, Vejles dhe Partizanit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"