EKSKLUZIVE/ Zgjodhi Azerbajxhanin, flet De Biazi: Agollin e dua në staf, ja pengu me Shqipërinë (E PLOTË)
Xhani De Biazi është trajneri i ri i Azerbajxhanit. Pas aventurës së jashtëzakonshme me Shqipërinë, që kulmoi me arritjen në Europian, italiani do të rikthehet që të jetë në krye të një skuadre përfaqësuese. Italo-shqiptari, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, flet për aventurën e re, shkakun pse e zgjodhi këtë ekip, nëse do ta ketë apo jo Agollin në staf dhe mbi të gjitha, se çfarë mendon në rast se i kërkohet me ngulm kualifikimi, duke qenë se e bëri diçka të tillë me Shqipërinë. Pas një aventure prej pesë vitesh e gjysmë në vendin tonë, De Biazi rikthehet edhe një herë për të treguar pengun prej asaj aventure…
Mister, pse zgjodhët Azerbajxhanin?
Kam zgjedhur Azerbajxhanin sepse dua që të provoj veten edhe një herë, në një realitet që ndoshta është edhe më i vështirë sesa ai që gjeta në Shqipëri. Unë besoj që në tërësi se do të jetë një mundësi në të cilën të shpresoj të paktën në Ligën e Kombeve. Nuk do të jetë e lehtë faza e grupeve.
Pse e thoni këtë, kaq shumë është diferenca?
E them sepse kam shumë pak kohë në dispozicion për të stërvitur skuadrën. Madje, jo për të stërvitur, por unë do të shkoj në Azerbajxhan në ditët e para të gushtit dhe në pesë shtator startojnë ndeshjet. Kështu që, duhet të flas me ata lojtarë që i mendoj për t’i pasur në skuadër, për t’i njohur, për të kuptuar si janë dhe për të parë nëse kanë apo jo dëshirë për t’u vënë në provë që të tentojnë të bëjnë diçka të jashtëzakonshme.
De Biazi, a mund të bëni të njëjtën gjë si me Shqipërinë?
Sigurisht që do të më pëlqente. Mirëpo, çdo situatë është e ndryshme. Për më tepër, me Shqipërinë kam pasur më shumë kohë për të punuar.
A do ta keni në staf Ansi Agollin?
Agollin shpresoj që ta marr me vete. Isha i bindur dhe e dija që ai ishte akoma i impenjuar në Amerikë me Nju Jork Kozmosin deri në fund të vitit. Të shoh nëse do të arrij që ta sjell në stafin tim. Do të ishte shumë i rëndësishëm, sepse e njeh mirë futbollin azer dhe është një person shumë serioz dhe që më pëlqen shumë.
Ç’do të bëni në Azerbajxhan ndryshe nga ajo që bëtë me Shqipërinë?
Do të jetoj çdo moment dhe do të tentoj që të kuptoj sa më shpejt se cilët janë lojtarët më të besueshëm për të arritur një rezultat pozitiv.
Çfarë pengu ju ka mbetur nga Shqipëria?
Eksperienca ime me Shqipërinë ka diçka të jashtëzakonshme. Peng është që nuk kaluam dot fazën përtej grupeve në Europianin “Euro 2016”.
A ju vë nën presion fakti që mund t’jua kërkojnë kualifikimin meqenëse e çuat Shqipërinë në Europian?
Nuk më duket normale që të gjithë kërkojnë maksimumin. Mendoj se tani, gjëja kryesore dhe primare është të provojmë që të dalim të parët në grupin e Ligës së Kombeve.
Çfarë prisni në Azerbajxhan për organizimin, lojtarët etj.?
Nevojitet vëmendje më e madhe në aspektin taktik, si dhe më tepër kapacitet për ta qarkulluar më shpejt topin gjatë lojës.
OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"