Elbasani bën edhe dy largime, vjen ish-i i Dinamos! Verdheblutë nisin fazën në Strugë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 12:20

Elbasani bën edhe dy largime, vjen ish-i i Dinamos! Verdheblutë nisin fazën në Strugë

Ekipi i Elbasanit u nis ditën e djeshme drejt Strugës, aty ku është programuar të bëhet faza përgatitore. Një fazë, e cila do të alternohet edhe me kthime në qytetin e Elbasanit, për t’u rinisur sërish drejt Strugës, ku edhe kanë planifikuar disa takime miqësore.elbasaniNë total, verdheblutë kanë përzgjedhur 23 lojtarë në këtë fazë, ku sigurisht nuk ka surpriza sa u përket emrave, pasi përpos lojtarëve të mbetur nga edicioni i kaluar, janë edhe tri zyrtarizimet e kësaj vere si Bruno Lulaj, Emiljano Musta dhe Kristian Dros. Sakaq, me ekipin ka udhëtuar edhe ish– sulmuesi i Dinamos, Amarildo Gjoni, i cili ditët e fundit u është bashkuar elbasanasve në stërvitje dhe ka nisur grumbullimin me ta. Sakaq, në listën prej 23 futbollistësh nuk mungojnë as lojtarë të afruar nga moshat, të cilët për momentin kanë kaluar testin fillestar gjatë javës së kaluar në Elbasan.

AXHENDA – Sa i përket axhendës, në Strugë verdheblutë do të kryejnë nga dy seanca stërvitore në ditë, në atë që quhet një fazë e mirëfilltë përgatitoreje, për të dërguar lojtarët në kontingjentin e duhur fizik përpara nisjes së kampionatit. Klubi verdheblu ka publikuar edhe axhendën e takimeve miqësore që do të zhvillojnë përgjatë këtyre ditëve. Fillimisht do të masin forcat me skuadrën vendëse të Voska Sport, e programuar për në datën 14 korrik. Në datë 20 do të sfidojnë skuadrën e Vorës në qytetin e Elbasanit, ndërsa më datë 4 gusht do të luajnë sërish në Strugë me ekipin e Flamurtarit. Gjithsesi, në varësi edhe të situatave që mund të ndodhin, axhenda mund të ndryshojë sërish në ditët në vijim.

TRAJNERI – Ndonëse skuadra do të qëndrojë për disa ditë në Maqedoninë e Veriut, drejtuesit janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri dhe lojtarët që do t’i bashkohen skuadrës këtë merkato. Për momentin, zgjedhja e një timonieri të ri po rezulton jo shumë e lehtë, në një kohë kur në tryezë janë shumë emra që po lakohen, por klubi vijon t’i qëndrojë stoik faktit se duan një të huaj. Nëse kjo pistë nuk do të realizohet në fund, atëherë do të shihet për trajnerë vendës. Duket se trajneri i ri po mban “peng” edhe merkaton, për vetë faktin se në klub duan të mësojnë edhe idetë dhe mendimet e tij para se të bëjnë ndërhyrjet që kanë ndërmend në merkato.

LARGIMET – Deri më tani skuadra e Elbasanit ka larguar plot nëntë lojtarë. Fillimisht u larguan katër të huajt: Gustavo Salomao, Leo Fernandesh, Bobi Klement dhe David Ivan. Për t’u pasuar me Abaz Karakaçin, Miklovan Peren dhe Ardit Hoxhajn. Së fundmi, nga klubi janë larguar edhe portieri Klajdi Kuka dhe mbrojtësi Klajdi Broshka. Teorikisht, për çdo të larguar do të kërkohet patjetër një zëvendësues për të pasur një organikë sa më të pasur në Superiore.ETEYVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"