Elbasani dhe Ballkani, duel në merkato për mesfushorin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 10:37

Elbasani dhe Ballkani, duel në merkato për mesfushorin e Kosovës

Elbasani është i “fiksuar” me lojtarë që kanë luajtur me kombëtaret, në mos me ekipin e parë, të paktën te moshat. I tillë është edhe rasti i mesfushorit të Ksamaksit, Eris Abedini, i cili është në radarin e verdhebluve.eris-abedini-fc-winterthur-2022-1674136300-100356Lojtari 25-vjeçar nga Kosova, me pasaportë zvicerane, sezonin e fundit ka qenë në radhët e Ksamaksit në Zvicër, ndërsa tani ka dalë lojtar i lirë. Burime të gazetës pohojnë se elbasanasit kanë qenë në bisedime me mesfushorin dhe ekziston mundësia që ai të vishet verdheblu.

“Problemi” i vetëm është se në lojë ka hyrë edhe skuadra e Ballkanit në Kosovë dhe mbetet për t’u parë në fund zgjedhja e vetë lojtarit. Selimi ka luajtur me moshat e Zvicrës, ndërsa në fund është grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, duke treguar në një farë mënyre se bëhet fjalë për një futbollist me potencial. Vlera e tij në treg aktualisht është 300 mijë euro. Të dhënat e para tregojnë për një lojtar me cilësi dhe që mund të bëjë diferencën në qendrën e mesfushës, pasi pozicioni i tij natyral është një mesfushor difensiv.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"