Elbasani i Superiores, mbrojtja e mesfusha janë “të blinduara”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 10:40

Elbasani i Superiores, mbrojtja e mesfusha janë “të blinduara”

Synimet e Elbasanit janë që të jetë pretendent që në vitin e parë në Superiore dhe për këtë arsye kanë zgjidhur “qesen” në merkato për të afruar lojtarët që t’i mundësojnë arritjen e objektivave.elbasaniDeri më tani Elbasani ka bërë disa afrime, ku spikasin ato të Kristian Dros, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt dhe së fundmi Kristi Qoses, të cilët kanë luajtur në nivele të larta dhe mund të thuhet se do të jenë titullarë të padiskutueshëm të këtij edicioni. Në njëfarë mënyre, rreth tyre do të formohet edhe skuadra, pasi klubi i sheh si lojtarë që mund të bëjnë diferencën në rolet e tyre në fushë. Dhe, ajo që bie më shumë në sy, lidhet me faktin se verdheblutë duan të “blindojnë” njëherë e mirë prapavijën, duke parë që bëhet fjalë për futbollistë me natyre mbrojtëse. Nga ana tjetër, me Lajthinë, Gjonin (ende të pa konfirmuar) dhe Halilin me Abdiun, që vjen nga moshat, skuadra është kompletuar disi, por ende nuk ka arritur aty ku duhet, pasi mungojnë dublimet e plota të roleve, ku ende duhen ndërhyrje.

FORMACIONI AKTUAL – Gazeta është përpjekur të formojë formacionin tek i cili mund të mbështetet aktualisht trajneri Bordin, pa llogaritur lojtarët që do të afrohen në vijim në merkato. Një formacion që i përshtatet skemës së tij të preferuar, siç është ajo 4-3-3, me perspektivë për të parë shumë drejt sulmit, pasi edhe lojtarët nuk i mungojnë. Kështu, në portë është Klevi Totoshi, titullari i sezonit të kaluar, në rivalitet me Redon Gegën, që rikthehet pas një viti huazim. Në një mbrojtje me katër, krahët do të jenë pronë e Emiljano Mustës dhe Bledar Lilës, teksa në fashën e majtë është Klevis Kasa që e dublon, ndërsa në të djathtë mungon një futbollist natyral për të zëvendësuar Lilën në rast nevoje.

Në qendër të saj është Bruno Lulaj dhe Bruno Telushi, i cili sezonin e kaluar luajti gjithë vitin në këtë pozicion, me Hidën dhe Zaimin, të cilët shihen si dubluesit e tyre natyralë. Sa i përket mesit të fushës, në “pole position” për të qenë titullarë janë treshja: Kristian Dros, Edon Hasani dhe Kristi Qose, ndonëse Arsen Kasa është ai që mund të ulë në stol ndonjë prej tyre dhe Orgest Gava gjithnjë i gatshëm kur të jetë nevoja. Sa i përket sulmit me tre lojtarë, Bedri Greca dhe Ardit Hila nga krahët, të cilët janë në mbështetje të Arsen Lleshit apo Spartak Ajazit në majën e sulmit.

Melo me Lajthinë për momentin janë si alternativat më të mira për krahët e sulmit në rast nevoje. Gjithsesi, në karakteristikat e lojtarëve bie në sy që disa prej tyre mund të luajnë në disa pozicione dhe shihet si një mundësi e mirë për teknikun që t’u marrë maksimumin aty ku ka nevojë skuadra. Megjithatë, duke parë që elbasanasit kanë ende synime për të bërë ndërhyrje të tjera në merkato, edhe formacioni pritet të ndryshojë jo pak deri në startin e kampionatit dhe të gjithë duhet të luftojnë për të fituar një vend titullari.ELBVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"