Elbasani i Superiores, qëndrojnë vetëm 13 lojtarë/ Ja lista e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2024 | 22:38

Elbasani i Superiores, qëndrojnë vetëm 13 lojtarë/ Ja lista e plotë

Elbasani pritet të jetë një nga skuadrat më aktive të kësaj merkatoje vere. Thuhet kështu, pasi e ka shprehur ambicien e vet që në fillim për të qenë një nga klubet që të luftojë për të zënë një vend në “Final 4”. Duke qenë se vjen nga Kategoria e Parë, zgjidhjen e vetme për të qenë konkurruese e ka të lidhur me afrimet, edhe pse deri më tani kanë qenë me “pikatore”.

Elbasani

Momentalisht është zyrtarizuar ish–mbrojtësi i Tiranës, Bruno Lulaj, ndërsa është mbyllur marrëveshja edhe me mesfushorin e Kombëtares moldave, Kristian Dros. Gati për t’u zyrtarizuar mund të thuhet se është edhe mbrojtësi i majtë, Emiljano Musta, i cili pret rikthimin në qytetin e tij, ku edhe ka nisur karrierën si futbollist. Gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar edhe shumë emra të tjerë nga porta në sulm, por duket se pak e nga pak po sfumohen rrugës, sepse në skenë pritet të dalin emra të rinj.

MERKATO JASHTË – Burimet në klub pohojnë se probabiliteti më i madh është që ekipi ta vijojë merkaton me futbollistë të huaj. Tregu shqiptar s’të ofron shumë mundësi, edhe për faktin se lojtarët cilësorë janë nën kontrata me ekipet e tyre dhe nuk mund t’i afrosh dot. Kristian Dros është i pari për momentin që pritet t’i bashkohet, por pas tij janë në tavolinë emra të tjerë që po shqyrtohen me kujdes. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë gjë brenda kësaj jave, sepse nga e hëna nisin përgatitjet dhe në klub shpresojnë të kenë një ekipit të kompletuar.

KUSH QËNDRON – Siç dihet, pjesa më e madhe e grupit të lojtarëve të edicionit të kaluar do të qëndrojë sërish nën urdhrat e Nevil Dedes. Gazeta arrin të zbardhë edhe listën e lojtarëve që paraprakisht do të vijojnë të jenë pjesë e verdhebluve, ndonëse në të ardhmen edhe mund të ketë ndonjë lëvizje rrugës, pasi e gjitha është në varësi të afrimeve në merkato.

Të gjithë emrat “big” të edicionit të kaluar do të vijojnë të jenë pjesë e skuadrës, pasi rreth tyre do të formohet edhe grupi që do të jetë këtë sezon në Superiore. Nga Telushi, Hasani, Melo, Hila, Lila etj., me listën që shkon në 13 lojtarë që klubi ka menduar të vijojë kontratën edhe për këtë sezon në elitë. Sakaq, përgjatë këtyre dy ditëve klubi ka nisur nga puna për nisjen e përgatitjeve, ku fillimisht janë bërë testet mjekësore dhe më pas ato fizike.

aaaass

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"