Elbasani të hënën në fushë, ja lojtarët që kanë gjetur akordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 10:02

Elbasani të hënën në fushë, ja lojtarët që kanë gjetur akordin

Elbasani do të nisë të hënën përgatitjet në kuadër të edicionit të ri futbollistik. Gjatë kësaj jave që po lëmë pas lojtarët kanë kryer vizitat mjekësore dhe më pas testimet fizike, për t’ia lënë vendin stërvitjes intensive, me shpresën që të jenë në formën maksimale kur të nisë kampionati.

elbasani

Pritet që në stërvitje të dalin vetëm lojtarët që janë kontaktuar nga klubi dhe që shihen pjesë edhe këtë sezon, ku dihet që disa prej tyre janë larguar dhe mund të ketë ende të tjerë në listë, pasi duhet t’u lirojnë vendet atyre që do të afrohen në merkato, nga ku mësohet se do të jenë jo të paktë.

AFRIMET – Deri më tani verdheblutë kanë zyrtarizuar vetëm Bruno Lulajn në prapavijë, me të cilin është hedhur edhe firma nën kontratë. Megjithatë, siç ka raportuar edhe më herët gazeta, me shumë gjasa ditën e hënë do t’i bashkohen skuadrës në stërvitje edhe mesfushori Kristian Dros, i cili është edhe pjesë e Kombëtares moldave. Gjithashtu, e njëjta situatë është edhe me senagalezin që luan në Francë, Klidis Da Silva, një qendërmbrojtës. Me të dy është arritur marrëveshja, mbetet vetëm hedhja e firmës nën kontratë për ta firmëzuar gjithçka. Në të njëjtën situatë duket se është edhe mbrojtësi tjetër, Emiljano Musta, i cili pritet të lërë Anglinë për Elbasanin.

BISEDIMET – Burimet në klub pohojnë se këto ditë kanë qenë shumë intensive sa i përket bisedimeve me lojtarë të ndryshëm. Siç dihet, vëmendja më e madhe është përqendruar tek maja e sulmit dhe tek porta, dy reparte në të cilën janë takuar disa futbollistë, por që ende nuk është finalizuar me asnjë prej tyre. Megjithatë, për aq kohë sa ekipet e Superiores do të jenë tëangazhuara në kupat e Europës, verdheblutë janë të detyruar për të pritur ndonjë element qëpëlqehet dhe vetëm më pas tënisin sulmin konkret për të parëmundësinë e bashkëpunimit. Sëpaku, drejtuesit kanë menduar qëpër çdo largim të kryer të bëhet patjetër një afrim kokë më kokë, si mënyrën e vetme për të pasur një kontingjent sa më të plotëdhe konkurrues në elitë, ku kanëshfaqur ambicien për të qenëpjesë e “Final 4” dhe fitimin enjë trofeu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"