Eliminim nga Europa me kokën lart, Tirana jep sinjale premtuese për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 16:06

Eliminim nga Europa me kokën lart, Tirana jep sinjale premtuese për kampionatin

Për Tiranën dihej që do ta kishte të vështirë në Europë, jo vetëm se luante kundër një kundërshtari të fortë, por edhe për faktin se bardheblutë ndryshuan gati gjithë organikën dhe stafin teknik.

tirana torpedo

Megjithatë, në fushë kjo skuadër dha disa sinjale premtuese për kampionatin që nis në gusht. Tirana iu përgjigj mirë një ekipi në aktivitet prej javësh, duke qenë në lojë për kualifikimin deri në momentet e fundit.

Lojtarët, edhe pse për një kohë të shkurtër janë bashkë, bënë një lojë të mirë në fragmente të caktuara ndaj një skuadre të kolauduar si Torpedo Kutaisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"