Eliminimi i dhimbshëm nga Champions-i, ja me cilën skuadër do të përballet Egnatia në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 0:03

Eliminimi i dhimbshëm nga Champions-i, ja me cilën skuadër do të përballet Egnatia në Ligën e Konferencës

Fati nuk ishte me kampionët e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Egnatia u eliminua me penallti nga raundi i parë i Champions-it, në duelin ndaj boshnjakëve të Borac Banja Luka.

asddasdasadsasdadsads

Rrogozhinasit u mposhtën në duelin e parë me rezultatin 1-0, teksa triumfuan në “Elbasan Arena” me shifrat 2-1 duke bërë që sfida të shkonte me shtesa fillimisht dhe më pas me penallti, ku kampionët e Bosnjës u treguan më të saktë. Aleksi dhe Lushkja ishin dy futbollistët që gabuan te rogozhinasit. 

Kësisoj Egnatia do të vijojë aventurën e saj Europiane në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku do të përballet me islandezët e Vikingur Rejkjavik, që mbrëmjen e djeshme u eliminuan nga Shamrok Rovers.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"