Eliminimi i Gjermanisë dhe penalltia e padhënë, ish-sulmuesi i Bajernit hyri me forcë në dhomën e gjyqtarit Tejlor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 23:30

Eliminimi i Gjermanisë dhe penalltia e padhënë, ish-sulmuesi i Bajernit hyri me forcë në dhomën e gjyqtarit Tejlor

Gjermania i dha dje lamtumirën Euro 2024, pasi nuk ia doli të kalonte në çerekfinale e eliminuar nga Spanja. Një eliminim i hidhur për organizatorët që erdhi nga një gol në minutën e 119, pak minuta pas një episodi të diskutueshëm në zonën spanjolle ku Kukureja preku topin me dorë.

vagner

Gjyqtari Tejlor vendosi të mos vërshëllente penallti dhe kjo acaroi gjermanët, të cilët protestuan në fushë, në pankinë apo edhe në tribuna. Protesta të cilat vazhduan edhe pas ndeshjes në adresë të gjyqtarit anglez Entoni Tejlor.

Tabloidi “Bild” bën të ditur se rreth 15 minuta pas përfundimit të takimit, ndihmësi i Julian Nagelsman, Sandro Vagner, ish-sulmues i Gjermanisë me karrierë në shumë klube të njohura mes të cilëve edhe Bajern Mynih. ka hyrë me forcë në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve. I njëjti burim bën të qartë se Vagner ka shprehur aty gjithë zemërimin e tij rreth mënyrës se si britaniku kishte drejtuar ndeshjen dhe për më tepër episodin e diskutueshëm.

Nuk dihet ende me detaje se çfarë është thënë në ato momente të tensionuara, por Vagner më pas ishte shoqëruar jashtë nga zyrtarët e UEFA-s, që kishin shmangur ndonjë përshkallëzim të situatës. Vetë Tejlor ishte larguar nga stadiumi rreth 80 minuta pas sfidës, pa dhënë asnjë koment për mediat edhe pse disa reporterë i kishin kërkuar që të tregonte këndvështrimin e tij për episodet e diskutueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"