Eliminimi në raundin e parë të Ligës së Konferencës, zbuloni notat e futbollistëve të Tiranës dhe Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 0:07

Eliminimi në raundin e parë të Ligës së Konferencës, zbuloni notat e futbollistëve të Tiranës dhe Vllaznisë

Tirana dhe Vllaznia nuk ia dolën të vazhdonin ëndrrën europiane këtë sezon, pavarësisht rezultatit pozitiv në duelin e parë.  

TIRANA 0-1

Bardheblutë e Shkëmbit u mposhtën me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena” nga gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit, ndërkohë që shkodranët u turpëruan nga Valuri në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-4. 

REZULTATI

Pas sfidave, faqja e specializuar, ka publikuar edhe notat përkatëse të futbollistëve. Te Tirana lojtari më i vlerësuar rezulton sulmuesi Ndreca që u fut në fushë në minutën e 71-të dhe u vlerësua me notën (6.8), ndërsa më pak i vlerësuari Mici, me notën (5.9). 

WhatsApp Image 2024-07-18 at 23.27.45 (2)

Për sa i përket Vllaznisë, zhgënjimi është më i madh, ku nota më e lartë është ajo e Salës, (6.6). Futbollisti u aktivizua në minutën e 70-të në vendin e Iagos.  

WhatsApp Image 2024-07-18 at 23.27.45 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"