Eliminimi nga Champions-i, ja me cilën skuadër do të përballet Struga e Qatip Osmanit në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 20:14

Eliminimi nga Champions-i, ja me cilën skuadër do të përballet Struga e Qatip Osmanit në Ligën e Konferencës

Struga nuk ia doli dot të bënte mrekullinë në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, teksa u eliminua nga Slovan Bratislava, duke u mposhtur në të dy sfidat. 

struga

Pas këtij eliminimi skuadra e Qatim Osmanit, do të jetë pjesë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës, ku kësaj here përballë do të ketë skuadrën e Pyunik Yerevan, që sezonin e shkuar u shpall kampione e Armenisë. 

Ndërkohë në krahun tjetër skuadra shqiptare që u shpall kampione në Maqedoninë e Veriut, ka si objektiv kalimin e turnit.  

PANORAMASPORT.AL

Sllovakët janë shumë të fortë, edhe një tjetër skuadër shqiptare i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"