Eliminimi nga Liga e Konferencës, trajneri Shkëmbi: I kënaqur me skuadrën, nuk janë këto limitet e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 22:19

Eliminimi nga Liga e Konferencës, trajneri Shkëmbi: I kënaqur me skuadrën, nuk janë këto limitet e Tiranës

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u shfaq i mërzitur, pas humbjes 0-1 që Tirana regjistroi në shtëpi ndaj Torpedo Kutaisit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku korçar ndër të tjera deklaroi:  

WhatsApp Image 2024-07-18 at 22.17.30

“Në fakt të vjen keq, kur në ndeshjen e parë merr një rezultat pozitiv. E dinim që do të ishte e vështirë, ndonjëherë ndeshjet brenda janë më të vështira. Jam i kënaqur me skuadrën, pavarësisht se rezultati është ky që është. 

Goli i shpejtë na prishi planet, e vuajtëm psikologjikisht në minutat e para. E folëm që duhet të ishim të kujdesshëm me sulmuesin e tyre kryesor. Cilësia e kundërshtarit ka të bëjë. Reaguam mirë, me pak fat ose qetësi mund të kishim shënuar.  

Në pjesën e dytë ndryshuam sistemin e lojës, shtuam një sulmues. Me hyrjen e Ndrecës u bëmë më agresivë, patëm disa momente të mira.  

Unë jam i bindur që mund të bëjmë edhe më shumë, nuk janë këto limitet. Lojtarët s’janë në 100 %. Lojtarët e ardhur kanë mangësi fizike. Në të ardhme do të jemi më të kompletuar dhe më të plotë. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojtarët e ardhur, duhet t’iu japim kohën. Deri në këto momente jam i kënaqur, edhe pse ne jemi të paduruar dhe duam që sulmuesit sa të vijnë të shënojnë.  

Skuadrat duhet të jenë gati në periudhën Europiane. Ky është momenti kulminant, por klubi kishte vendosur për ndryshime. Klubi bëri maksimumin, duhet të kesh kujdes te lojtarët që afron. Për këtë arsye them që mora përgjigje pozitive”, u shpreh Shkëmbi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"