Emiliano Vila kthehet me një mision: Të çojmë përsëri Teutën aty ku e meriton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 18:48

Emiliano Vila kthehet me një mision: Të çojmë përsëri Teutën aty ku e meriton

Teuta ka bërë një tjetër goditje në merkato. Këtë radhë bëhet fjalë për Emiliano Vilën. Ish-kapiteni ka disa ditë që është pjesë e skuadrës durrsake, ndërsa vet mesfushori gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Vila është shprehur i lumtur për rikthimin në Durrës. Mesfushori e konsideron shtëpi të dytë Durrësin, për të cilën thotë se do të japë maksimumin për ta ndihmuar në arritjen e objektivit ai shfaqet i kënaqur për arritjen e akordit.

vila

Emiliano, si është të riktheheni sërish aty ku e keni nisur karrierën?
Jam shumë i lumtur që po rikthehem në shtëpi. Duhet ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin. Sikurse e shihni, kam disa seanca stërvitore me skuadrën time të re, e cila nuk më duket e tillë, sepse unë e njoh shumë mirë atë, pasi kam qenë pjesë e saj edhe më herët, por disa sezone. Sa i përket ambientimit këtu, nuk do të jetë problem, sepse ndihem si në shtëpi.

Si po shkojnë ditët e para të fazës përgatitore në Pukë?
Faza përgatitore po shkon shumë mirë. Përgatitjet po ecin shumë mirë, çdo ditë e shohim më mirë veten edhe kushtet janë shumë të mira. Atmosfera në klub është shumë e mirë kjo na motivon edhe më shumë. Të gjithë futbollistët premtojmë maksimumin.

Si e gjetët Teutën pas rikthimit?
E gjej Teutën një skuadër pothuajse të njëjtën nga periudha kur unë luaja disa 2 më parë. Është krijuar një ekip më djem të rinj, por dhe baza është nga skuadra e një sezoni më parë. Eksperienca e ndërthur me brezin e ri besoj se do të na bëj mirë dhe të ecim përpara.

A i trembet Vila konkurrencës në ekipin e Teutës?
Nuk kam aspak frikë nga konkurrenca, sepse profesioni im është futbolli dhe kam besim se do të jap më të mirën për skuadrën.

Si e shihni Superioren këtë sezon?
Është e vështirë ta parashikosh, por në këtë kampionat ka ekipe që janë më të organizuara. Do të jetë një luftë e fortë. Shumë skuadra pretendojnë, por e rëndësishme është që ne te Teuta të mendojmë për ndeshjet tona, pasi kështu mund të shkojmë larg.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"