“Ëndrra u bë realitet”, Cara feston titullin kampion: E besonim gjithmonë se ishim dominues ndaj Tiranës
Tedi Cara i është gëzuar sot titullit kampion me Partizanin, të parin në karrierën e tij. Futbollisti i të kuqve e ka cilësuar këtë një hap të rëndësishëm, duke pranuar se ekipi kishte besuar gjithmonë se do të vinte ky moment.
“Për herë të parë kam dalë kampion me Partizanin, ishte ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur, edhe për sakrificat që kemi bërë në të gjitha ndeshjet.
Ne kemi besuar e shpresuar se kemi pasur kualitet për të dalë kampionë. Me Tiranën kemi qenë dominues e pse të mos dilnim kampion. Kjo është ndeshja më emocionuese e imja dhe kjo më ka bërë më të lumtur se për herë të parë kam dale kampion.
Do mundohem të jap maksimumin për veten e Partizanin. Ky sezon ka pasur ulje-ngritje, por kur përfundon me titullin kampion është i suksesshëm. Mbi të gjitha është Partizani”, tha Cara për “Oversport” pas duelit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"