Entonio Pashaj, akord me klubin vlonjat
Entonio Pashaj është lojtari më i ri i Flamurtarit. Burime të sigurta pranë klubit vlonjat treguan dje për “Panorama Sport” se mbrojtësi i larguar nga Tirana ka arritur dje marrëveshjen me drejtuesit dhe sot pritet të firmosë zyrtarisht kontratën.
Pashaj kompleton kështu repartin e mbrojtjes, edhe pse është ende e hapur edhe pista e Ylli Shametit. Ky i fundit nuk ka zgjidhur ende kontratën me Kukësin dhe kësisoj situata është më problematike, ndërsa Pashaji u shpall lojtar i lirë, pas largimit nga Tirana.
Ndërkohë, merkato për Flamurtarin është ende e hapur edhe për një mesfushor. Deri më tani kuqezinjtë kanë afruar emra si: Peter Trap, Argent Halili, Ylli Hoxha, Debatik Curri, Nderim Nexhipi, Bedri Greca, Ivan Fustar, Georgi Popkhadze, Bachana Tskhadadze dhe Mario Morina. Vlen për t’u theksuar se Curri është dëmtuar dhe do të qëndrojë gjashtë jashtë fushave
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"