EPIKE! Alkaraz mposht Xhokoviç në finalen e paharrueshme dhe bëhet kampion i Uimbëlldon në moshën 20-vjeçare (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2023 | 20:08

EPIKE! Alkaraz mposht Xhokoviç në finalen e paharrueshme dhe bëhet kampion i Uimbëlldon në moshën 20-vjeçare (VIDEO)

Karlos Alkaraz ka hyrë sot në histori me një fitore epike në një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror, Uimbëlldon. Djaloshi spanjoll, në moshën 20-vjeçare ka mundur në finale pas 5 setesh serbin Novak Xhokoviç.

bandicam 2023-07-16 20-01-50-602

Ky i fundit, i cili ndiqte shumë rekorde të turneve Grand Slam. Dominoi plotësisht setin e parë me shifrat 6-1, duke lënë të mendohej se kishte ndeshjen nën kontroll. Por Alkaraz u zgjua në të dytin dhe e fitoi me shifrat 7-6, për t’u kthyer në ndeshje.

Seti i tretë ishte i jashtëzakonshëm, me një game që zgjati 26 minuta dhe ku djaloshi tregoi të gjithë talentin e tij, duke thyer edhe psikologjikisht kundërshtarin, për t’ia fituar setin 6-1. Serbi reagoi në setin e katërt, duke ia dalë të triumfonte 6-4 për të çuar ndeshjen në një finale të ethshme.

Në setin e fundit, Alkaraz diktoi rimin dhe i vodhi shërbimin Xhokoviç, duke u kujdesur më pas që të ruante avantazhin derisa mori suksesin 6-4 dhe të gjithë ndeshjen, pas thuajse 5 orrësh, për t’u bërë kampion i Uimbëlldon në një moshë shumë të re, teksa që tani është numri 1 i renditjes botërore.

ddddddddddddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"