Episodet e racizmit, kryearbitri Roki: Diferenca mes të verdhit të Lukakut dhe Vlahoviçit…
Duke njohur rivalitetin e fortë mes Interit dhe Juves, shumë bujë kanë bërë episodet e racizmit me të cilat janë përballur së fundmi Romelu Lukaku dhe Dushan Vlahoviç, por që në rastin e tyre u përdorën dy metra të ndryshëm.
Bomberi i Interit kundër Juves mori të verdhin e dytë dhe u përjashtua nga fusha, por ndërkohë u fal me urdhër suprem të presidentit të federatës, Gabriele Gravina. Ndërkohë, sulmuesi i Juves u ndëshkua me të verdhë pas golit me Atalantën, por kartoni nuk iu hoq. Mbi argumentin në fjalë, kryearbitri Xhanluka Roki, tregon diferencën: “Indikacionet që u kemi dhënë arbitrave të enjten janë që nëse një lojtar është shënjestër e racizmit të mos ndëshkohet me të verdhë. Në rastin e Lukakut, Masa nuk ishte në dijeni të këtij urdhri, aq më tepër nisur nga fakti se ai i Lukakut nuk ishte një provokim, por një festim i përsëritur, ndaj nuk duhej ndëshkuar.
Në të njëjtën kohë, kemi dhënë udhëzime për të frenuar ndeshjen për 1 ose 2 minuta, për të dhënë sinjalin se edhe ne arbitrat e dënojmë racizmin. Ndërsa në rastin e Vlahoviçit, u bë gjithçka që ai të mos ishte shënjestër e racizmit. Doveri shkon dhe ndjek lojtarin nga pas, për t’i thënë që të mos e provokojë më tej tribunën, pasi shndërrohet në provokues dhe i verdhi është pjesë e rregullores. E kuptoj Vlahoviçin dhe ai me të drejtë mund të jetë rebeluar, por nëse nuk dëgjon arbitrin kalon në gabim”, u shpreh disenjatori i arbitrave të Serisë A.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"