“Erdha i thjeshtë dhe largohem kampion”, Redon Xhixha i jep lamtumirën Tiranës: Shpresoj që rrugët tona të bashkohen përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 18:39

“Erdha i thjeshtë dhe largohem kampion”, Redon Xhixha i jep lamtumirën Tiranës: Shpresoj që rrugët tona të bashkohen përsëri

Redon Xhixha është larguar nga Tirana, pasi do t’i bashkohet klubit të Karabak në Azerbajxhan. Sulmuesi ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me azerët, duke nisur këtë aventurë të re jashtë Shqipërisë.

xhixha

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u ka dhënë lamtumirën bardhebluve, ku kaloi një vit e gjysmë duke u bërë menjëherë protagonist i një sezoni të kurorëzuar me titullin.

POSTIMI I XHIXHËS

“Faleminderit Tirona, ishte kënaqësi, nder dhe krenari të luaja për ekipin më historik dhe më të titulluar në Shqipëri. Të vishja fanellën më të bukur, atë bardhë e blu ishte ndjesi e veçantë për mua. Erdha i thjeshtë dhe po largohem si kampion. Një pjesë e zemrës time do jetë gjithmonë aty me ju.

Dua të falënderoj presidentin dhe trajnerin bashkë me stafin për mundësinë, përkushtimin dhe durimin që treguan tek unë.

Dua të falënderoj të gjithë çunat që kam luajtur për 1 vit e gjysmë dhe që kemi ndarë bashkë gëzime dhe mërzitje.

Nuk mund të lë pa përmendur dhe tifozerinë më të flaktë që na kanë mbështetur në çdo ndeshje në fitore dhe në humbje.

Shpresoj që rrugët tona të bashkohen përsëri një ditë. Mirupafshim Tironë.

rrrrrrrrr

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"