“Erdhi dita të flas”, Donald Rapo shpërthen keq ndaj Diego Longos 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2023 | 23:21

“Erdhi dita të flas”, Donald Rapo shpërthen keq ndaj Diego Longos 

Mesfushori Donald Rapo, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka zgjedhur të shfryjë ndaj ish-trajnerit të Kukësit, Diego Longo, që e la në tribunë për 6 muaj në periudhën që futbollisti ishte pjesë e verilindorëve, teksa ka folur për dyer që i janë mbyllur dhe madhështinë që futbolli i fali.

rapo

Rapo tregon se tani është zhvendosur në Amerikë, teksa shprehet se në momentin më të keq të karrierës askush nuk e ka përkrahur. Kujtojmë që pas aventurës për t’u harruar me Kukësin në Superiore, 32-vjeçari u transferua në Kategorinë e Dytë te Labëria, teksa së fundmi ka emigruar drejt Amerikës.  

POSTIMI I PLOTË I DONALD RAPOS:  

Kete postim duhet ta kisha bere nje vite me pare por nuk isha gati, por sot erdhi dita te flas per dyert qe me jan mbyllur dhe per madheshtin qe futbolli me fali! 
Ndonjehere shume individe duan te bejne si traniere,por fatkeqesisht thjesht jane si nje peme pa kokrra! 
Kurr te gjith te mbyllin deren ne momentin me te keq ne karieren tende ne futball. Pse?! Sepse traineri vjen nga nje vend tjeter perballet me ekipet shqiptare qe funksionojne ndryshe,qe as nuk e njef as nuk te njef nuk do tja dij as cfare CV ke, as kush je,as ku ke luajtur,as si ke krijuar emrin tend por thjesht gjerat i merr personale me ty duke te lene per 6 muj vetem ne tribune pa te dhene mundesine ti tregosh cfare di te besh ne fushe,sa i afte je per pozicionin,se per aq vite sa kam luajtur e kam treguar se cfare mund te bej edhe sa vlej…!!!! Shpesh here kur ti kerkon Pse-ne perballesh me fytyra plot intriga,genjeshtaresh,mashtrusa,qe duan te hipin ne frone po u bie kurora rruges! 
Sot i them vetem kaq: Trainer i dashur po nuk ke kultur personale me vjen keq nuk mund te kesh kultur profesionale! 
Prandaj vendosa te iki na Shqiperia edhe te vi ne Amerike per nje kapitull te ri ne jeten time qe ka filluar.!!! Por sot jam me krenare se kurre per veten time,sepse endrrat me kane marr kuptim! Jam krenar sepse endrra qe kisha qe femije te behesha nje futbollist ja arrita me shume sakrifica, me mund,me djerse,me merite,! Dhe kjo me ben te ndihem krenare sepse cdo lodhje e imja ndoshta dhe ndo nje pike loti jeta futbollistike ma vleresoj, me plotesoj,me beri qe shpesh here fanella me emrin tim Donald Rapo te tregonte peshen aty ku shume here vlente! Jam krenar per te gjitha emocionet edhe kujtimet qe kam na futbolli ato do te jene gjeja ime me e shtrenjte ! Sepse un thjesht ja dola dhe pazelli im u plotesua me te gjitha ngjyrat dhe pjeset sado te mira apo te keqia ishin! Ja dola! 


View this post on Instagram

A post shared by Donald Rapo (@d_rapo_23)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"