“Erë ndryshimi” në futbollin kavajas. Besa në Superiore me të rinjtë, kryebashkiaku Qosja i mbështet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2024 | 14:53

“Erë ndryshimi” në futbollin kavajas. Besa në Superiore me të rinjtë, kryebashkiaku Qosja i mbështet

Kavaja pritet që shumë shpejt të hyjë sërish në hartën e futbollit elitar në Shqipëri. “Drita jeshile” për këtë rikthim vjen nga angazhimi i vetë kryebashkiakut Fisnik Qoaja, i cili duket që ka marrë në dorë fatet e futbollit kavajas, por edhe nga një brez i ri futbollistësh që pretojnë për të ardhmen.

besa u16

Kryebashkiu Qosja së fundmi ka pritur kampionët e ekipit të Besës U-1 me trajnerët e tyre të përkushtuar, Denis Gjeçi dhe Ardit Guranjaku, të cilët e ngjitën ekipin kavajas të kësaj grupmoshe në Superiore. Mes të tjerash, në postimin e tij në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me foto nga takimi me kampionët, kryebashkiaku Qosja shkruan:

“Kavaja ka sot një brez të artë futbollistësh të lidhur fort me fanellën dhe historinë e madhe të Besës. Mbështetja e bashkisë do të jetë e plotë për ta. Këtë u premtova trajnerëve dhe futbollistëve të talentuar. Suksese ekipit në Superiore. Forca Besa!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"