Eri Lamçja, largimi i parë nga Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2016 | 16:48

Eri Lamçja, largimi i parë nga Teuta

Sulmuesi Eri Lamçja është largimi i parë nga Teuta. Ende pa u mbyllur viti, dje u konfirmua zyrtarisht se elbasanasi ka prishur kontratën me klubin durrsak. Në fakt, ishte diçka e paralajmëruar, pasi drejtuesit nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjen e Lamçes. Nga ana tjetër, edhe vetë lojtari ka kërkuar më shumë hapësira aktivizimi.

eri lamcja

Si përfundim, palët janë ndarë me konsensus. Vetë Lamçja konfirmoi dje për “Panorama Sport” se nuk do të jetë më pjesë e Teutës pas një sezoni e gjysmë aktivizimi.

“Dua të konfirmoj se kam prishur kontratën me mirëkuptim me klubin. Gjeta gjuhën e përbashkët me presidentin. E falënderoj zotin Hasanbelliu dhe trajnerët që kam bashkëpunuar për mbështetjen që më kanë dhënë në këtë periudhë. Tashmë do të shikoj mundësi të tjera për të ardhmen, duke filluar nga merkatoja e janarit”, ka thënë Lamçe.

Sipas të gjitha gjasave, 22-vjeçari do të jetë sërish pjesë e një skuadre të Superiores, por gjithsesi duhet pritur ende për klubin e ri. Në 38 ndeshje me durrsakët, sulmuesi shënoi vetëm tre gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"