Erik Flores i bashkohet Kukësit në Austri, braziliani firmos për 1 vit me verilindorët
Erik Flores i bashkohet më në fund Kukësit në Austri. Mesfushori brazilian dje në mesditë është pritur në aeroport nga drejtuesit e klubit dhe më pas është akomoduar në hotelin ku prej disa ditësh është grumbulluar ekipi i tij i ri, Kukë- si.
Flitet që mesfushori do përfitojë një shumë marramendëse, prej afro 250 mijë dollarësh (edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar). Madje të njëjtat burime zbulojnë për gazetën se ai do të marrë 100 mijë dollarë direkt në dorë, pra “cash”.
Ndërsa pjesa tjetër do t’i ndahet në rroga mujore. Nëse është me të vërtetë kështu, atëherë ai do të jetë pa dyshim futbollisti më i paguar në Kategorinë Superiore, pasi kalon çdo limit financiar. Transferimi Mesfushori brazilian, Flores, ka luajtur në nivelet më të larta në Brazil me shumë skuadra të mëdha, ndër të cilat bien në sy Flamengo dhe Boavista në Ligën Karioka A. Palët në fakt kanë rënë dakord që ai, pasi t’i bashkohet Kukësit, të firmosë.
Kontrata do të jetë 1-vjeçare. Mirëpo, specifika e këtij transferimi ka të bëjë me marrëveshjen që klubet kanë arritur. Lojtari vlerësohet 4 milionë euro nga klubi brazilian. Ai do të blihet nga klubi i Kukësit, me kusht që të shitet më shumë se 4 milionë euro nga ana e kuksianëve sezonin tjetër futbollistik. Nëse kjo realizohet, atëherë 4 milionë euro do t’i kalojnë Boavistës, ndërsa pjesa tjetër do t’u mbetet kuksianëve. Lojtari u bashkohet me shumë bujë verilindorëve, por tashmë i mbetet që të tregojë vlerat e tij në fushën e lojës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"