Erikson ka një dëshirë: Garet, fitoje Europianin edhe për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 9:45

Erikson ka një dëshirë: Garet, fitoje Europianin edhe për mua

Sven-Goran Erikson i ka thënë Garet Sauthgejtit që ta fitojë Europianin edhe për të dhe Sër Bobi Robsonin dhe Anglinë. Ish-trajneri suedez i Anglisë, 76 vjeç, zbuloi në janar se nuk e di se sa kohë i ka mbetur për të jetuar, ndërsa lufton me kancerin e pankreasit.

erikson

Që atëherë ai ka përmbushur një ëndërr fëmijërie, duke drejtuar ekipin e Liverpulit në “Anfield”. Një nga objektivat e tjera të Eriksonit është të shohë kombin e tij të dytë, Anglinë, që më në fund t’i japë fund pritjes së tyre të gjatë për të fituar një Europian. Ai shijoi një periudhë pesëvjeçare në krye të “tre luanëve” nga viti 2001, ndërsa Sauthgejt ishte ende lojtar. Rekordi i tij tek Anglia u përcaktua nga gjuajtjet e penalltive, pasi ai u mund dy herë nga Portugalia në çerekfinale me goditje nga pika e bardhë në “Euro 2004” dhe “Kupën e Botës 2006”.

Legjendat braziliane Rivaldo dhe Ronaldinjo gjithashtu i siguruan “seleçaos” një fitore me përmbysje ndaj ishullorëve në “Kupën e Botës 2002”, turneu i parë për të cilin Eriksson ishte në krye. Sidoqoftë, Sauthgejt, i cili fitoi 16 nga 57 paraqitjet e tij nën drejtimin e suedezit, do ta udhëheqë Anglinë në një finale të dytë nën drejtimin e tij, kur ata të përballen me Spanjën në finalen e “Euro 2024” në Berlin të dielën. Erikson tha për “The Telegraph”: “Puna e trajnerit të Anglisë sjell me vete një presion të bukur.

Ju dëgjoni shumë për vitin 1966 dhe atë që bëri ekipi i Sër Alf Ramsejt dhe e dini se sa shumë shpresë keni për t’i dhënë fund gjithë atyre viteve lëndimi. Unë e ndjeva, Sër Bobi Robson gjithashtu. Secili nga 13 menaxherët që nga Sër Alf do ta ketë ndjerë këtë. Askush nga ne nuk ia doli, por askush nuk është afruar më shumë se Garet. Finalja e së dielës do të jetë një lojë e hapur dhe mendoj se Anglia ka një shans të madh. Nuk jam ndjerë mirë gjatë javës së kaluar dhe do ta shikoj ndeshjen nga shtëpia”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"