Ernest Muçi do të luajë krah Di Marias sezonin e ardhshëm? Ja çfarë thotë presidenti i Beshiktashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 20:54

Ernest Muçi do të luajë krah Di Marias sezonin e ardhshëm? Ja çfarë thotë presidenti i Beshiktashit

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi mund të luajë krah Angel Di Marias sezonin e ardhshëm.

-900-0-1719679704xci-404

Argjentinasi është pa ekip dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Për transferimin e Di Marias në Stamboll ka folur edhe vetë presidenti i Beshiktashit, Hysein Juçel.

“Ne po presim Di Marian pas Kupës së Amerikës sepse kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ai tha që do të vendosë pas përfundimit të turneut. Nëse vjen, do të vijë falas dhe vetëm për 1 vit. Mos të krijojmë pritshmëri tani”, ishin fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"