Erzeni vazhdon “shterjen”, Florjan Kadriu del futbollist i lirë pas 6 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 16:38

Erzeni vazhdon “shterjen”, Florjan Kadriu del futbollist i lirë pas 6 muajsh

Erzeni do të militojë në Kategorinë e Parë gjatë sezonit futbollistik, 2024-2025. Pas zbritjes nga Kategoria Superiore skuadra shijakase njeh vetëm largime dhe për momentin të lë përshtypjen për një ekip në prag të shpërbërjes.

kadriu

Kështu që Erzeni ka nevojë për riorganizim total për pjesëmarrjen në Kategorinë e Parën. Së fundmi, listës së futbollistëve të larguar nga Shijaku është edhe sulmuesi i krahut të djathtë, Florjan Kadriu. 28-vjeçari iu bashku Erzenit në merkaton e janarit, ku erdhi nga kazakët e FK Atyrau. Largimin e Kadriut e konfirmojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, por ai rezulton i lirë edhe në “Transfermarkt”.

Sulmuesi nga Tetova, përveç Erzenit në Shqipëri ka kontribuar edhe për fanellën e Tiranës dhe Teutës. Mbetet për t’u parë se ku do të vendosë për të vazhduar karrierën ish-sulmuesi i Erzenit, i cili në pjesën e dytë të sezonit u aktivizua në 14 ndeshje me shijakasit në kampionat, por minutazhi ka qenë i reduktuar, vetëm 484 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"