Erzenin e penalizojnë kartonët, shijakasit me 3 mungesa të rëndësishme kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 14:30

Erzenin e penalizojnë kartonët, shijakasit me 3 mungesa të rëndësishme kundër Kukësit

Shanset e qëndrimit në Superiore janë të pakta për Erzenin, megjithatë shijakasit do të luajnë me seriozitet, përderisa matematika i lejon. Në fundjavë presin Kukësin, që ka rënë edhe matematikisht në Kategorinë e Parë dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të marrë një fitore morali.

Erzeni

Për këtë ndeshje trajneri Alfred Deliallisi nuk do të ketë të gatshëm tre futbollistë, të gjithë për shkak kartonësh. Mbrojtësit Alesandro Kacbufi dhe Xhelil Asani janë të skualifikuar, pasi kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Mungon gjithashtu edhe mesfushori Donald Mëllugja, i ndëshkuar me karton të kuq në Korçë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"