EURO 2024/ Çekia nis arratinë, Shqipëria në ndjekje të vendit të dytë! Ja situata në grupin tonë
Shqipëria ka arritur të marrë fitoren e parë në grup duke mundur Moldavinë në shtëpi me rezultatin 2-0. Dy supergola të shënuar nga Asani dhe Bajrami, i kanë mjaftuar kuqezinjve për të marrë 3 pikë të rëndësishme në këtë takim.
Kjo fitore e mban Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë, aq sa ka edhe Polonia por këta të fundit kanë fitore në ndeshje direkte dhe kjo ju jep mundësinë që të jenë në vendin e dytë me dy ndeshje të zhvilluar.
Ndërkohë, surpriza e grupit mund të konsiderohet Çekia që ka arritur të marrë edhe fitoren e 2 në grup. Çekët kanë mundur Ishujt Faroe me rezultatin 0-3 në transfertë duke u shkëputur edhe më shumë në krye, megjithëse ka një ndeshje më shumë se Shqipëria dhe Polonia.
Skuadra çeke ka mundur Poloninë në ndeshjen e parë në grup, por më pas hodhi një hap të gabuar duke u ndalur në barazim pa gola nga Moldavia. Ndeshja e radhës do të jetë në Pragë, aty ku Republika Çeke do të presë kuqezinjtë e Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"