EURO 2024/ Plotësohet tabloja e plotë e fazës me eliminim direkt, ja cilat janë 8 sfidat e turit tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 0:00

EURO 2024/ Plotësohet tabloja e plotë e fazës me eliminim direkt, ja cilat janë 8 sfidat e turit tjetër

EURO 2024 ka mbyllur sot fazën e grupeve të turneut, duke mësuar emrat e të 16 skuadrave që mbeten në garë për fitoren e trofeut. Në këtë mënyrë është plotësuar edhe kuadri i plotë i ndeshjeve të fazës 1/16.

EURO

Ndeshjet e fazës me eliminim direkt nisin të shtunën me ndeshjet Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë. Të dielën luhen dy ndeshje të tjera., Angli-Sllovaki dhe Spanjë-Gjeorgji.

Të hënën e kanë radhën ndeshjet Francë-Belgjikë dhe Portugali Slloveni. Ndërsa të martën kjo fazë mbyllet me duelet Rumani-Holandë dhe Austri-Turqi.

FAZA 1/16

29/06 Zvicër – Itali ora 18:00

29/06 Gjermani – Danimarkë ora 21:00

30/06 Angli –Sllovaki ora 18:00

30/06 Spanjë – Gjeorgji ora 21:00

01/07 Francë – Belgjikë ora 18:00

01/07 Portugali – Slloveni ora 21:00

02/07 Rumani – Holandë ora 18:00

02/07 Austri – Turqi 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"