Europiani i 21-vjeçarëve/ 3 shqiptarë në fushë, Spanja triumfon mes vuajtjesh! Sukses historik për… Izraelin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2023 | 23:49

Europiani i 21-vjeçarëve/ 3 shqiptarë në fushë, Spanja triumfon mes vuajtjesh! Sukses historik për… Izraelin (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat çerekfinale të Europianit të 21-vjeçarë, ku Izraeli dhe Spanja, arritën të sigurojnë një biletë për në fazën gjysmëfinale, që përkthehet edhe në përfaqësim në “Lojërat Olimpike Paris 2024”. 

 Izraeli U21

Një sukses historik ky për Izraelin, që në sfidën e zhvilluar prej orës 18:00, mposhti me 11-metërsha Gjeorgjinë, teksa koha e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura. Kjo është hera e parë në histori, që Izraeli do të luajë në gjysmëfinalen e Europianit të 21-vjeçarëve. 

Ndërkohë në sfidën e mbrëmjes, atë mes Spanjës dhe Zvicrës, ishin iberikët ata që arritën të festonin në fund. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1 falë golave të Gomez dhe Amdunit në minutat 68 dhe 90+1, teksa sfidën e vendosi goli i shënuar gna Miranda në minutën e 103-të. Mbrojtësi u ndihmuar edhe nga devijimi i Blum.

spanja

Vlen të theksohet fakti, se në fushën e lojës për Zvicrën, zbritën edhe 3 futbollistë me origjinë shqiptare, bëhet fjalë për portierin Amir Saipi dhe dy mesfushorët Jashari dhe Imeri.  

Gardiani Saipi ishte dhe një nga më të mirët në fushë për 21-vjeçarët e Zvicrës. Ndërkohë nga stoli këtë përballje e ndoqi edhe futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Krasniqi.  

GOLI I PARË I SPANJËS: VIDEO

GOLI I BARAZIMIT NGA ZVICRA: VIDEO

GOLI I DYTË I SPANJËS: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"