EUROPIANI I ATLETIKËS/ Luiza Gega arrin objektivin e parë në Romë, kualifikohet në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2024 | 14:04

EUROPIANI I ATLETIKËS/ Luiza Gega arrin objektivin e parë në Romë, kualifikohet në finale

Luiza Gega i ka kaluar me sukses kualifikueset e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të atletikës, aktivitet që po mbahet në Romë.luiza-gegaGega zhvilloi një garë taktike, duke u renditur e teta në baterinë e saj me kohën 9:35.77, rezultat që i mundësoi kalimin në finalen që do të mbahet mbrëmjen e së dielës në orën 22:00, duke vijuar kështu të bëjë histori me paraqitjet e saj në evenimentet më prestigjioze të atletikës.

Kujtojmë që Luiza Gega vjen në këtë aktivitet si kampione në fuqi e Europës dhe me rekord kompeticioni, pas asaj paraqitje fenomenale të dy viteve më parë në Mynih. Gega gjithashtu është e kualifikuar me normë edhe në Lojërat Olimpike që do të nisin muajin e ardhshëm në Paris.

Ndërkohë sot në Europian konkurroi gjithashtu edhe Izmir Smajlaj në kualifikueset e garës në kërcim së gjati. Ndonëse shënoi rezultatin e tij më të mirë sezonal, 7.78 metra, kampioni shkodran nuk arriti të shkonte në finale.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"