Europiani ndihmon edhe Xhuliano Skukën, vjen oferta e parë për rivalin e madh në sulmin e Metz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 22:12

Europiani ndihmon edhe Xhuliano Skukën, vjen oferta e parë për rivalin e madh në sulmin e Metz

Xhuliano Skuka ka ndjekur si spektator i interesuar Euro 2024. Në një farë mënyrë, edhe pa marrë pjesë në këtë aktivitet, sulmuesi ka përfituar nga një turne i tillë. Kjo, për shkak të shpërthimit në arenën ndërkombëtare të Georges Mikautadze.

mikautadze

Sulmuesi gjeorgjian është në majën e listës së goalshënuesve të turneut me 3 rrjeta të tundura me përfaqësuesen e vendit të tij dhe kjo e ka bërë lojtarin e Metz një nga emrat më të kërkuar në merkato.

Sipas Fabricio Romanos, klubi i Metz ka marrë që tani një ofertë të rëndësishme nga Monako për sulmuesin, i cili do të ishte shumë i lumtur t’i bashkohej gjigandëve të Ligës 1 për të vazhduar karrierën e tij atje. Gjithçka pritet të mbyllet brenda pak ditësh, me Mikautadze që do i jepte lamtumirën Metzit. Kështu, mund të hapet një hapësirë më shumë për Skukën në radhët e klubit francez, gjithmonë nëse ai vendos të mbajë sulmuesin shqiptar në këtë edicion në kategorinë e dytë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"