F1 zyrtarizon kalendarin, gjashtë Sprinte në 2025-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 18:09

F1 zyrtarizon kalendarin, gjashtë Sprinte në 2025-ën

Formula 1 ka zyrtarizuar datat e gjashtë garave Sprint për Kampionatin Botëror 2025. Eventet ato do të zhvillohen në Kinë, Majami (SHBA), Belgjikë, Austin (përsëri SHBA), Brazil dhe Katar. Një format i kërkuar nga presidenti i F1, Stefano Domenikali, dhe që prej aplikimit të tij në vitin 2021 ka pasur sukses në rritje.

f1

GJASHTË SPRINTET 2025 – Kampionati Botëror 2025 do të fillojë më 16 mars në Australi dhe do të përfundojë më 7 dhjetor në Abu Dabi, pas 24 Çmimeve të Mëdha. Do të jetë një kampionat shumë i gjatë, megjithatë Sprintet do të mbeten gjashtë. Do të niset me fundjavën e 21-23 marsit me mini-garën e parë në Kinë, në cirkuitin e Shangait, që pret formatin për të dytin vit radhazi. Në fundjavën e 2-4 majit do të zhvillohet Sprinti në Majami, në të parin nga tre eventet sezonale të F1 në SHBA, teksa edhe për cirkuitin e Floridës është viti i dytë radhazi me këtë formulë.

Më pas do të duhet të presim deri në korrik për të pasur Sprintin e tretë të vitit, por skenari do të jetë i veçantë, sepse do të rikthehet në Spa në fundjavën 25-27 korrik, datat e Çmimit të Madh të Belgjikës. Kthehemi në Shtetet e Bashkuara, në Austin kur F1 do të zhvillohet midis 17 dhe 19 tetorit, me mini-garën të shtunën, ndërsa raundi i tretë në SHBA do të jetë në Las Vegas, por pa mini-garë. Sprint “klasik” midis 7 dhe 9 nëntorit në Sao Paulo të Brazilit, cirkuit që ka pritur formatin që nga viti 2021, vit në të cilin u prezantua në F1. Ndërsa eventi i fundit special i vitit do të jetë në Katar, në ndalesën e parafundit të Kampionatit Botëror, mes 28 dhe 30 nëntorit.

FORMATI SPRINT — Formati i kërkuar nga Domenicali ka shënuar sukses të madh, si mes fansave në cirkuite ashtu edhe për sa i përket transmetimit televiziv. Pra risia e vitin 2021 është pritur me kënaqësi nga të gjithë, një reformë e prezantuar më vonë edhe në Moto GP. Ashtu si në vitin 2024, formati i 2025-ës në fundjavat në të cilat është planifikuar Sprinti do të jetë kështu: E premte me prova të lira dhe kualifikim Sprint (vendos radhën e nisjes së mini-garës); të shtunën zhvillohet Sprinti dhe kualifikueset dhe të dielën Çmimi i Madh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"