“Faleminderit për këto dy vite shumë të bukura”, futbollisti i jep lamtumirën Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 20:02

“Faleminderit për këto dy vite shumë të bukura”, futbollisti i jep lamtumirën Skënderbeut

Klubi i Skënderbeut ka nisur riformatimin e skuadrës për edicionin e ri, teksa është në pritje të ofertave për disa prej emrave që janë në shitje pasi kanë bërë mirë në sezonin e fundit në radhët e korçarëve. Por largime nga bardhekuqtë do të ketë edhe mes atyre që nuk kanë qenë protagonistë me një rol parësor në ekip dhe kërkojnë një sfidë të re.

SKENDERBEU

Një prej tyre është edhe portieri Herdis Alliu, i cili ka qenë zëvendësi i titullarit Marko Alia në këtë edicion. Futbollisti 26-vjeçar ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se pas dy vitesh, do të largohet nga skuadra korçare.

“Faleminderit Korça. Nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Skënderbeu. Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës për këto dy vite shumë të bukura”, shkruante Alliu në rrjetet sociale duke konfirmuar largimin e tij.

ssssssadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"