Falimenton klubi i njohur ukrainas, tërhiqet nga kampionati dhe braktis ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 23:23

Falimenton klubi i njohur ukrainas, tërhiqet nga kampionati dhe braktis ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s

Ukraina do të ketë një skuadër pjesëmarrëse më pak në këtë edicion të kompeticioneve europiane pasi klubi i njohur Dnjepro -1 ka falimentuar dhe është zyrtarisht pranë shkrirjes së plotë, Probleme ekonomike kanë bërë që klubi në fjalë të shpërbëhet plotësisht dhe ndonëse kishte siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, nuk do të marrë pjesë në turin e dytë.

asddsasaddasadsadsads

Klubi i bëri kërkesë Federatës Ukrainase që të tërhiqej nga kampionati, pasi i ishin larguar të gjithë lojtarët dhe nuk përballonte dot më financiarisht pjesëmarrjen. Kërkesa u pranua sot dhe Dnjepro -1 është zbritur nga kategoria, gjithmonë nëse do të vazhdojë të ekzistojë.

Në këtë situatë, klubi nuk garanton dot as pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës ku shorti e ka vënë përball Pushkash Akademi të Hungarisë. Kësisoj, hungarezët pritet të kalojnë pa luajtur në turin e tretë të këtij kompeticioni.

Dnjepro -1 ishte pasardhësi i Dnjepro Dnjepropetrovsk i cili falimentoi në vitin 2019 pas problemeve financiare pasi u hodh në gjyq nga ish-lojtarët dhe trajnerët që nuk u kishte paguar detyrimet kontraktuale. Në tre sezonet e fundit, klubi i ri kishte siguruar pjesëmarrjen në Europë rregullisht, duke luajtur në fazën në grupe të Ligës së Konferencës në edicionin 2022-2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"