Farruku i jep lamtumirën Burrelit: Ndarje e dhimbshme, momenti të provoj një eksperiencë të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 16:57

Farruku i jep lamtumirën Burrelit: Ndarje e dhimbshme, momenti të provoj një eksperiencë të re

Pas pesë vitesh eksperiencë me matjanët, sulmuesi Florenc Farruku i ka dhënë lamtumirën ekipit së vendlindjes. “Divorci” mes palëve është bërë zyrtare nga vetë klubi, por edhe lojtari përmes postimeve në rrjetet sociale.

farrukuu

“Ndarja me skuadrën që më formoi dhe më rriti profesionalisht ka qenë e dhimbshme. Tashmë ka ardhur momenti të provoj një eksperiencë të re”, shkruan Farruku në profilin e tij në rrjetet sociale. Sulmuesi matjan, në edicionin e fundit, rezultoi golashënuesi më i mirë i Burrelit me tetë gola. Nga këta gola të shënuar, tre kanë pasur vlerë përcaktuese në marrjen e fitoreve që rezultuan jetike në luftën për mbijetesë.

Gjatë qëndrimit pesëvjeçar me Burrelin, 23-vjeçari është aktivizuar në 78 ndeshje dhe është autor i 19 golave të shënuar me fanellën e Burrelit (17 në kampionat dhe 2 të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë). Paraqitja e tij ka ardhur në rritje, çka e bën lojtarin të vlerësueshëm nga klube shqiptare dhe kosovare.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"